Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Gentian Seriani, e përshkruan si të saktë vlerësimin e Bashkimit Europian për konsultimet publike në Shqipëri, duke theksuar se ato janë të pafavorshme. Në një prononcim të tij, ai theksoi se mungesa e konsultimeve publike sjell pasoja për qytetarët. Sipas Serianit, ligji për konsultimet publike është i panatyrshëm, pasi rezultati i tij nuk ofron asnjë produkt pozitiv.
“Është një gjetje e vërtetë sa i përket mënyrës se si konsultohet shoqëria civile në hartimin e projektligjeve në vend. Edhe pse kemi një ligj për konsultimet në Shqipëri, në praktikë ai është formal, sepse në thelb nuk ka një produkt pozitiv që do të ndihmonte në qëllimin e legjislacionit. Në fund, ata që preken nga ndryshimi i ligjit janë qytetarët,” tha Seriani. Ai shtoi se konsultimet shpesh bëhen thjesht për të treguar se janë kryer, pa ndonjë angazhim real.
Seriani theksoi gjithashtu se shumica e organizatave nuk dëshirojnë të angazhohen në konsultime që janë të paefektshme. Ai përmendi disa projektligje, si ai për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investitorët strategjikë, si shembuj të rasteve ku konsultimi me grupet e interesit ka qenë inekzistent. “Në hartimin e projektligjit 2027, a duhet të ketë një konsultim real? Ne kemi parë se edhe ata që kanë qenë të pranishëm në konsultim, nuk janë marrë parasysh në komentet e tyre,” përfundoi ai, duke theksuar nevojën për një qasje më të sinqertë dhe të hapur në procesin e konsultimeve publike.
#konsultimipublike #GentianSeriani #ShoqeriaCivile

